75 Mall Live Search
09:19 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / LB

Sveçla pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Kidnapimi i policëve u bë në shenjë hakmarrje për arrestimin e ‘Llunes’

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka folur në lidhje me rastin e kidnapimin të policëve të Kosovës.

Ai ka thënë se ky akt është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e siç u shpreh ai, kriminelit Lune.

Sveçla  tha se e gjithë kjo që po ndodh është sjellje e një, siç i shpreh ai, Serbie kriminele, e cila me dekada ka vepruar njëjtë.

“Është e qartë se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Llume, Ajo çfarë është duke ndodhur është sjellja e një Serbie kriminele e cila me vite e dekada është duke vepruar njëjtë”, është shprehur ai.