Sveçla për dënimet e Policisë për masa: Nuk po bëhen për inate as për të mbledhur dënimin në formë monetare

Minsitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një intervistë në RTK sot ka folur në lidhje me dënimet që po i jep Policia e Kosovës për qytetarët që s’po respektojnë masat anti-Covid 19.
Sveçla u shprehë se këto dënime nuk janë duke u bërë për inate as për të mbledhur dënimin në formë monetare, transmeton Indeksonline.
“I kuptoj disa tendenca për me deviju qoftë debatin apo qëllimin e mirë të institucioneve dhe policisë së Kosovës. Urdhri është jashtëzakonisht i qartë.”
“Masat duhet të zbatohet nga të gjithë, nuk ka asnjë përjashtim. Nuk është që Policia e Kosovës e dënon këtë popull apo këtë shoqëri siç kanë dashtë disa ta prezantojnë. Policia e Kosovës është duke marrë masa në mënyrë që të sjellim një situatë tjetër ku zbatohen këto kërkesa e të cilat do ta mbronin qytetarin e këtij vendi.”
“Nëse një qytetar ndëshkohet sepse e ka bërë një shkelje me atë ndëshkim ne sjellim edhe vetëdijesim të tij por edhe një pasqyrim për të tjerët në mënyrë që të mbrohet populli ynë. Dënimi i dikujt nuk po bëhet përshkak të dënojmë dikë as për inat e as për të mbledhur atë dënimin si formë monetare. Jo, jo, kjo po bëhet në mënyrë që të respektohen masat të cilat shkencërisht janë dëshmi që sjellin zbritjen e infektimeve me këtë edhe mbrojtjen e jetës së qytetarit tonë dhe kjo nuk është e vetmja masë”, tha Sveçla./Indeksonline/