75 Mall Live Search
14:13 / E Diele, 30 Qershor 2024 / Gj. Sh

Sveçla për posterat në veri: Nëse ”komandanti” juaj vjen në Kosovë pa kërkesë të MPJD mund ta vizitoni në burg

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka reaguar pasi në Veri u shfaqen posterë të Vuçiqit.

Ai ka thënë se posterat janë ngjitur tinëz mbrëmë.

Ministri përmes një postimi në facebook, u ka dërguar një mesazh atyre që po e kërkojnë Vuciqin në Kosovë duke u thënë se nëse ai vjen pa kërkesë nga MPJD atëherë do ta vizitoni në burg, aty ku janë edhe disa miq të tij.