75 Mall Live Search
15:47 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / k.v

Sveçla për rrahjen e të moshuarës: Dhunueset janë arrestuar, hetimet po vazhdojnë

Menjëhërë pas publikimit të video incizimit ku shihet teksa rrahet një e moshuar në shtëpinë e pleqve në Pejë, ka ardhur reagimi i ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Ai thotë se nga Policia e Kosovës është njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë, transmeton IndeksOnline.

Reagimi i ministrit:

Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë.
Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.
Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor.