75 Mall Live Search
10:19 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / Z S

Sveçla për Shemë Mustafën: Guximi në mbrojtje të kufijve do të mbetet shembull frymëzues për policët

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor Shemë Mustafa.

Sveçla ka thënë se shërbimi i tij me pushtim dhe guxim për të mbrojtur kufijtë e shtetit do të mbetet shembull frymëzues për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe brezat që do t’i bashkohen.

Shemë Mustafa, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, ishte njohur për shërbimin e tij në veri të vendit dhe për përvojën e rëndë që përjetoi në qershor të vitit 2023, kur u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë.

Shemë Mustafa shërbeu për vite me radhë në Policinë e Kosovës dhe njihej si një prej zyrtarëve të përkushtuar në veri të Mitrovicës./Indeksonline/