75 Mall Live Search
12:56 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Sveçla për sulmet në veri: E vështirë përndjekja e kriminelëve, hetimet intensive vazhdojnë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të mbajtur për media, ka thënë se përndjekja e kriminelëve në veri që sulmuan 11 herë Policinë e Kosovës është e vështirë.

“Jemi dëshmitarë të sulmeve faktkeqësisht Policia e Kosovës ka pas vështirësi në hetimin dhe përndjekjen e shkaktarëve dhe kriminelëve që kanë kryer këto sulme qoftë ndaj policëve dhe qytetarëve të tjerë. Drejtoria Rajonale atje nuk ka përmbush obligimet ligjore duke qenë se si rezultat i marrëveshjeve të mëhershme jo të dobishme për Republikën e Kosovës”.

“Kemi pasur edhe integrim të strukturave kriminale në Policinë e Kosovës dhe kjo ka sjell situatën që zyrtarë policorë nga kjo pjesë të kenë uniformën e Policisë së Kosovës dhe të kenë armën e Policisë së Kosovë dhe të marrin paga nga buxheti i Kosovës e t’i përgjigjen dikujt tjetër këtë e kanë dëshmuar me pjesëmarrje në mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Serbisë dhe me refuzimin për të zbatuar një vendim plotësisht të ligjshëm të institucioneve të Republikës së Kosovë konkretisht Policisë se Kosovës – kjo ka shkaktuar vështirësi në përndjekje dhe hetime të tyre” deklaroi Sveçla.

Sveçla, tha se hetimet intenzive janë duke vazhduar.

“Në vazhdimësi policia është duke hulumtuar secilin rast veç e veç, deri tash kemi marrë rezultatet e para e kjo nuk e mohon mundësinë që të jenë të njëjtat grupe dhe në bazë të informatave që marrë shumë shpejt do të ketë rezultate në adresim të kriminelëve që kanë bërë sulme drejt për drejt. Janë duke u bërë hetime intensive” u shpreh Sveçla.