Sveçla për zëvendësimet e komandantëve të policisë: Çdo veprim që ngre gatishmërinë, ne e përkrahim

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar sot raportimet për zëvendësime të ndryshme të kapitenëve të Policisë së Kosovës në disa komuna, si në Lipjan, Suharekë dhe Klinë.
“Policia e Kosovës është udhërrëfyes më kredibil në Republikën e Kosovës dhe kjo është falë punës së palodhshme të gjithë pjesëve të të gjithëve, janë edhe ata që janë të lirë. Ajo është e suksesshme po ashtu edhe për shkak të vetpërmirësimit të tyre që bën. Kështu që çdo veprim i Kosovës që shkon në ngritjen e kualitetit, ngritjen e gatishmërisë, por edhe shtimin e suksesit të Kosovës, ne e përkrahim”, deklaroi Sveçla për Dukagjinin.
I pyetur nëse mund të ketë edhe veprime nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai theksoi se është e nevojshme për të vepruar brenda kompetencave ligjore.
“Patjetër. Ne e vlerësojmë të nevojshme të veprojmë, gjithmonë brenda kompetencave tona ligjore, në luftën kundër”, u shpreh ai.
Më 7 korrik 2025, në minutat e para pas mesnatës në qytetin e Lipjanit, ndodhi një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik, ku 27-vjeçari, Agon Zejnullahu, humbi jetën gjatë ndërhyrjes policore.