Sveçla pranon detyrën e ministrit, në vend të Veliut atë e pret Gecaj

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga Bajram Gecaj, ish-shef i kabinetit të ish-ministrit Veliu, te ministri, Xhelal Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Sveçla është njoftuar për sfidat e mëdha në fushën e sigurisë dhe ai u zotua se do të punojë ngushtë me të gjithë në adresimin e tyre në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Së fundi ministër i Punëve të Brendshme ishte Agim Veliu i LDK-së./IndeksaOnline/

