75 Mall Live Search
13:57 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / k.v

Sveçla pret në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, flasin për zbatueshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj.

Fillimisht ministri Sveçla e uroi Malaj për emërimin e tij për postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve që do të vazhdojnë edhe më tutje, për zbatueshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara mes institucioneve të rendit dhe sigurisë mes dy vendeve e në veçanti për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Në fund të takimit ministri Sveçla dhe ambasadori Malaj u dakorduan për angazhim të mëtejmë në avancimin e politikave në shërbim të rendit, ligjit dhe qytetarëve të vendeve tona.