75 Mall Live Search
22:00 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Sveçla pret që sonte të konstituohet kuvendi

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pret që sonte të konstituohet kuvendi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla u pyet nëse pret që sonte të konstituohet kuvendi.

“Paj po… Ta shohim”, u përgjigj ai shkurt.

Për herë të 54-të me radhë, sot në orën 22:00, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bëjnë një tentativë të fundit për konstituimin e legjislaturës së re, përpara se të skadojë afati kushtetues 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.