Sveçla publikon video se si u rrëmbyen policët kosovarë nga Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video ku përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe.
Sveçla thotë se rrëmbimi ka qenë i planifikuar dhe se një gjë e tillë është vepër kriminale.
“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Sveçla./Indeksonline/