75 Mall Live Search
13:20 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / MSH

Sveçla reagon pas arrestimit të ish-policit, në Serbi

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është deklaruar sot para vazhdimit të seancës konstituive të kuvendit, lidhur me arrestimin e ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe.

I pyetur për këtë çështje, Sveçla tha se Ministria e Punëve të Jashtme është institucioni që është duke u marrë me rastin.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në këtë angazhim”, tha shkurt ai.

“Ky qytetar i Republikës së Kosovës të lirohet sa më shpejt dhe këso rastesh të mos ndodhin më”, u shpreh Sveçla.

Ministri në detyrë gjithashtu sqaroi se Spahiu nuk ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës gjatë vitit 2023.