75 Mall Live Search
14:03 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / LB

Sveçla shkon për ngushëllime në familjen Ademaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkuar për ngushjëllimë në familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra ditë më parë në Prishtinë.

Familja Ademaj ka hapur dyert për ngushëllime.

E ndjera sot do të rivarroset në vendlindjen e saj në Rracaj të Gjakovës.

Ndaj tre të dyshuarve, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murseli, gjykata ka vendosur masen e paraburgimit./IndeksOnline/