17:48 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Sveçla: S’ka Kuvend, por Kosova ka një ushtruese të detyrës së Presidentit

Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje, ka thënë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet, derisa ka shtuar se s’ka më bastione, pasi që kjo u dëshmua dje me zgjedhjet në Podujevë.

Këto komente, ish-minstri i Punëve të Brendshme i bëri në një intervistë në RTK.

“Subjektet e tjera po merren me parandalimin e zgjedhjeve nacionale. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta tregojë ndryshe, pasi që është i pritshëm, pasi që kjo qeveri është jo legjitime.

Vendi ka një ushtruese të detyrës së presidentit, por ata kanë panik. Vendi s’ka Kuvend funksional, kjo qeveri po mundohet që të ndërmerr hapa afatshkurtë në një krizë globale shëndetësore, ekonomike, por dhe të sigurisë.

Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. Neve na thanë që s’mund të ketë zgjedhje në kohë pandemie, por ato u mbajtën në Podujevë e Mitrovicë të Veriut. Frika e tyre është sepse kanë një rënjë rapide”, ka thënë ai, transmeton indeksonline.

Tutje ai citoi edhe deklaratat e LDK-së, të cilët kanë thënë se VV kalon më keq në nivel lokal se qëndror, por që bastionet u rrëzuan pikërisht dje./Indeksonline