Sveçla takohet me Prattipatin, flasin për situatën aktuale në vend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Sveçla tha se me Prattipatin ka folur për situatën e aktuale në vendin tonë.
“Kënaqësi të mirëpresja në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Diskutuam mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për situatën e aktuale në vendin tonë. Mbetem i përkushtuar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të bazuar në interesat më të mira për ty shtetet tona”, ka shkruar Sveçla./Indeksonline/.