75 Mall Live Search
14:01 / E Premte, 31 Maj 2024 / k.v

Sveçla takoi ambasadorin Antonello de Riu, biseduan për angazhimet aktuale të MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Xhelal Sveçla, priti në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, i cili ishte i shoqëruar nga atasheu policor Silvio Esposito.

Ministri Sveçla dhe ambasadori De Riu biseduan për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, situatën e sigurisë si edhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral i cili do të konkretizohet në vizitën e ministrit Sveçla në Itali që do të ketë në ditët në vijim.

Me ambasadorin De Riu dhe atasheun policor Esposito, ministri Sveçla diskutoi edhe mbi ecurinë e bashkëpunimit policor dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe pro aktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj.