75 Mall Live Search
15:54 / E Diele, 01 Tetor 2023 / Gj. Sh

Sveçla: Terroristët serbë u përgatitën në Serbi

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka dalë në një konferencë për shtyp, një javë pas u vra rreshteri Afrim Bunjaku nga grupi kriminal serbë

“Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte me lidhjen e shtetit serb, Aleksandar Vuçiqit, me sulmin në Basnjskë të Zveçanit, ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Kosovës”.

“Me qëllim të organizmit ë këtij qëllimi, institucionet e Serbisë kanë organizuar kapacitete ushtarake, logjistike, ushtarake, financiare, në vazhdimisë kemi njoftuar se

“Sot do të shohim në video dhe fotografi, jo vetëm sulmin në Basnjëk, por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimit”.

“Në këtë tentim të aneksimit të veriut, janë angazhuar drejtpërdrejti presidenti Vuçiqi, ministri i Mbrojtjes, shefi i komandës Milan Milojseviq”.