Sveçla tregon se pse Policia ka mungesë armatimi dhe uniformash, thotë se janë relizuar mbi 1000 operacione policore

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po raporton para Komisionit parlamentar për Siguri.
Sveçla ka treguar për dëmet që po i shkaktohen Policisë si pasojë e mosfunksionimit të OSHP-së.
“Po ballafaqohemi me vështirësi të mëdha, shpesh të paarsyeshme. Sa i përket uniformave, armatimit, shumë nga këto kanë rrjedhur si pasojë e OSHP-së. Unë shpresoj që shpejt OSHP-ja do të zhbllokohet”, ka thënë Sveçla. Sveçla para deputetëve theksoi sukseset që sipas tij janë arritur në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Gjatë vitit të parë qeverisës janë realizuar 1000 operacione policore dhe janë goditur 50 grupe kriminale. Si pasojë e kësaj janë ngrirë rreth 14 milionë euro”, tha ai./Indeksonline/