75 Mall Live Search
08:08 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / L K

Sveçla: Urime të gjithëve Kurban Bajrami, ne veçanti Policëve dhe gazetarëve që ndodhën në shërbim sot

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në rastin e festën së Kurban Bajramit ka uruar të gjithë qytetarët e besimit mysliman.

Por, në veçanti Sveçla ka uruar Policet e Kosovës dhe gazetarët që ndodhën sot në shërbim./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës të besimit mysliman, ju uroj gëzuar Kurban Bajramin. Qofshi të gëzuar sot bashkë me familjarët dhe të afërmit tuaj. Shëndet, fat dhe lumturi uroj t’ju sjellë ky Bajram, të gjithëve ju por edhe gjithë shoqërisë e shtetit tonë.

Dëshiroj të veçoj në këtë urim Policët e Kosovës, e sidomos ata që janë në shërbim. Puna e institucioneve të rendit mundëson që qytetarët tanë, pa dallim feje apo etnie, të jetojnë, të punojnë e të festojnë të qetë.

Njëkohësisht uroj edhe gazetarët, sidomos ata që janë në shërbim në terren. Është vërtetuar kohët e fundit se raportimet objektive nga gazetarët e terrenit, ndihmojnë në mbarëvajtjen e qetësisë publike dhe në zbatimin e ligjit.

Edhe një herë, gëzuar të gjithëve!