Sveçla uron Policinë e Kosovës: Urime të gjithëve, u jam mirënjohës e falënderues secilit e secilës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka uruar Policinë e Kosovës në rastin e 24-vjetorit.
Sveçla ka thënë se me 58 gjenerata deri më tash, Policia e Kosovës mes sfidash të ndryshme ka shënuar suksese të shumta.
Postimi i plotë:
Me 6 shtator 1999, pak muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë, filloi gjenerata e parë e kadetëve të Policisë së Kosovës. 24 vite më vonë, me 58 gjenerata deri më tash, Policia jonë mes sfidash të ndryshme por me profesonalizëm e përkushtim ka shënuar suksese të shumta.
U jam mirënjohës e falënderues secilit e secilës, që në uniformën e Policisë sonë ju ka shërbyer qytetarëve tanë e Republikës sonë në çdo cep të saj.
Urime të gjithëve 24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës!