09:49 / E Enjte, 11 Janar 2024 / Gj. Sh

Sven-Goran Eriksson e pranon se është në gjendje të rëndë shëndetësore, vuan nga kanceri

Legjenda e futbollit, Sven-Goran Eriksson është i sëmurë rëndë nga kanceri.

Gjatë një interviste në P1, ish-trajneri i Kombëtares së Anglisë ka pranuar se vuan nga një sëmundje të rëndë, shkruan Indeksonline

“Përafërsisht ndoshta kam jetë edhe një vit, në rastin më të keq edhe më pak ose në rastin më të mirë ndoshta edhe më gjatë. Por, më mirë të mos e mendosh.

“Po mundohem ta mashtroj trurin tim, po shoh vetëm gjera pozitive. Po flas vetëm për futboll”, tha për P1 ish-trajneri i famshëm.

75-vjeçari gjatë karrierës së tij si trajner ishte pjesë e shumë klubeve, përfshi këtu: Manchester Cityn, Romën, Benfikën, Leicester Cityn, Lazion e shumë klube të tjera./Indeksonline/