13:14 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sven-Goran Eriksson emërohet trajner i kësaj kombëtareje

Dikur ishte trajner i kombëtares angleze por karriera e Sven Goran Eriksson që nga ajo kohë vetëm ka pësuar ulje.

Eriksson është bërë trajner i kombëtares së Filipineve. Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore dhe do ta udhëheqë këtë kombëtares në Kupën Aziatike në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Kjo është puna e parë e 70 vjeçarit që nga viti 2017, ku u shkarkua nga skuadra kinezen Shenzhen.

Gjatë muaji korrik u përfol që të emërohej trajner i kombëtares së Kamerunit por nuk ndodhi.

Eriksson në vitin 2010 udhëhoqi për tre vjet kombëtaren e Bregut të Fildishtë, ndërsa Anglinë e udhëhoqi nga viti 2001 deri në vitin 2006./Indeksonline/