75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / B O

Sveqla thotë se në komunën e Istogut ka keqpërdorime e nepotizëm, bën thirrje që të votohet ky kandidat

Xhelal Sveqla i ka ofruar përkrahje të madhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje në Istog, Agron Avdijajt. Ministri i Brendshëm ka thënë se në udhëheqjen aktuale të Istogut, ka keqpërdorime e nepotizëm.

“Përveç Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Istog, nga 17 tetori Agron Avdijaj do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Istogut.
Keqpërdorimet e nepotizmi që ka kapluar edhe komunën e Istogut do të marrin fund sepse Agroni e ka edhe vullnetin edhe dijen që të qeverisë me nder e përkushtim për të gjithë qytetarët pa dallim.

Programi i tij i përpiluar nga profesionistë të fushave dhe i bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve do të jetësohet.
Fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është vullnet qytetar që u dëshmua me 14 shkurt e do të dëshmohet edhe me 17 tetor” shkruan Sveqla në Facebook.