75 Mall Live Search
13:39 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / mp

S’votohet Rezoluta për audioincizimet e Kusari-Lilës me Radojçiqin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan kundër Rezolutës nga debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojçiqin.

Në seancën e sotme të kuvendit, kryetari Glauk Konjufca ka pohuar se nga 61 deputetët sa ishin të pranishëm në sallë, 60 votuan kundër dhe një për.