75 Mall Live Search
23:42 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / Blerim

Swansea – Brentford, finalja e madhe e playoffit

Swansea City dhe Brentford do të jetë finalja e madhe e playoffit në Championship – për ta mësuar edhe klubin e tretë që siguron pjesëmarrjen në Premierligë për sezonin e ri 2021/22.

Ekipi i Swanseas mposhti 2 me 1 me rezultat të përgjithshëm ekipin e Bransleyt, për ta siguruar finalen e madhe, shkruan IndeksOnline

Në anën tjetër, me fitore 3-2 kundër Bournemouth (me rezultat të përgjithshëm), në finale shkon Brentford.

Finalja e madhe në ‘Wembley’ luhet më 29 maj – ku rreth 22 mijë tifozë do të lejohen të hynë në stadium.

Kujtojmë që në këtë ditë, luhet edhe finalja e madhe e UEFA Champions League, mes Chelseat dhe Manchester Cityt./IndeksOnline/