75 Mall Live Search
21:38 / E Martë, 24 Qershor 2025 / Gj. Sh

Swarovski e vesh në diamante Dua Lipën

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, është duke realizuar turin e saj botëror “Radical Optimism”.

Miliona fansa nga e gjithë bota po i përgjigjen pozitivisht prezencës së saj kudo, duke e ndjekur nga afër yllin e muzikës pop, shkruan IndeksOnline.

Koncertet po shoqërohen me entuziazëm nga ekipi i artistes dhe atmosferë elektrizuese.

Dua është duke marrë vëmendjen me performancat “live”, vallëzimin e saj, dhe patjetër, edhe veshjen.

Artistja i ka të gjitha kostumet e bëra posaçërisht në përkim me kërkesat e saj, teksa për njërin nga kostumet po përkujdeset edhe Swarovski.

Gjiganti i diamantëve ka zbuluar procesin e punimit të kostumit të Duas për njërin nga koncertet e saj, e rezultati është mahnitës./IndeksOnline/

@swarovski Swarovski Global Creative Director Giovanna Engelbert creating @Dua Lipa crystallized stage outfit. #Swarovski #SwarovskiCrystals ♬ son original – Swarovski