SWISS HOME FINANCE AG – Partneri juaj i pavarur për zgjedhjet e sigurimeve

Kompania “Swiss Home Finance AG” vepron në shtetin e Zvicrës si ‘Insurance Broker’, me qëllim të ndihmojë klientët në zgjedhje më të mirë të sigurimit shëndetësor, të jetës, të shtëpive, të veturave, të udhëtimeve, mbrojtjeve ligjore e shumë të tjera. Misioni i kësaj kompanie është që klientët të jenë të kënaqur dhe t’i kuptojnë sigurimet që i paguajnë. Ne do të ju ndihmojmë të gjeni sigurimin e duhur, në mënyrë profesionale, neutrale dhe kompetente.
“Swiss Home Finance AG” është themeluar në vitin 2010 dhe për më shumë se 10 vite eksperiencë ka arritur që mbi 90’000 klientë të ndahen të lumtur me shërbimet e tyre në sigurime, shkruan Gazeta IndeksOnline.
Ekspertët e kësaj kompanie vazhdimisht marrin trajnime profesionale, qoftë në universitete apo përmes trajnimeve nga ‘Cicero’. Si një partner i pavarur, ‘Swiss Home Finance AG’ mban partneritet afatgjatë me klientët e saj në të gjithë Zvicrën dhe ju qëndron afër me këshillime, gjithnjë duke, i vendosur nevojat e dëshirat e tyre në radhë të parë, e sidomos duke iu përshtatur situatës tyre financiare.
Në vitin 2013 kompania fillon kontrollin e dyfishtë të cilësisë për të evituar praktikat jo etike brenda procesit të tyre të punës. Për më tepër, në vitin 2018, kompania zhvillon një softuer të ri për të eliminuar mundësitë për mashtrime dhe falsifikime. Në vitin 2019, u hap zyra në Cyrih për të qenë më afër klientëve në kantonin e Cyrihut, pasi që klientela e kompanisë është më e koncentruar aty. Në të njëjtin vit pati ndryshime në menaxhimin e kompanisë, ku Mire Noci u bë drejtoreshë menaxhuese, ndërsa Bernard Duzhmani themeluesi i kompanisë dhe drejtor për 10 vite, bëhet president i bordit të kompanisë.
Sigurim shëndetësor në Zvicër është i rregulluar me ligj dhe ndahet në sigurim bazë dhe shtesë. Sigurimi shëndetësor bazë është i obligueshëm për secilin banor të Zvicrës, dhe çdo sigurues ofron të njëjtat mbulesa në sigurimin bazë, megjithatë varësisht adresës së banimit, strukturës së familjes, moshës, kualitetit të shërbimit, çmimet dallojnë shumë. Shpeshherë nevojat të veçanta nuk mbulohen në sigurimin bazë, prandaj ekzistojnë sigurimet shtesë, të cilat zakonisht kanë çmime tejet të volitshme.
Mbulim optimal i sigurimit për ju dhe familjen tuaj në rast aksidenti ose sëmundjeje të papritur paraqet kombinim të sigurimit bazë dhe shtesë. Shërbime të rëndësishme janë, trajtimi ambulator, medikamentet me recetë të mjekut, urgjenca jashtë vendit, mjekësia alternative, shtatzënia dhe amësia, masat parandaluese, sigurimi dentar, sigurimi i aksidenteve, sigurimi i ndihmës ditore.
Po ashtu, përparësi unike për klientët janë edhe:
1. Zgjedhje e lirë e mjekut dhe spitalit në të gjithë Zvicrën dhe në të gjithë botën
2. Zgjedhje e lirë e repartit të spitalit para hyrjes në spital
3. Trajtimet urgjente dhe spitalore në mbarë botën
4. Promovimi i shëndetit dhe masat parandaluese siç janë analizat e ndryshme etj.


Mbrojtja ligjore
“Swiss Home Finance AG” iu ofron sigurime, që lejojnë zgjedhjen e lirë të avokatit në rastet kur ju duhet mbrojtje ligjore në ndonjë seancë gjyqësore. E cila mund të ndodh papritur nga ndonjë aksident në trafik apo mosmarrëveshje me punëdhënësin, qiramarrësin apo nëse jeni qiradhënës, në raste të divorcit, apo mosmarrëveshje në çështje të pasurisë së paluajtshme. Sidomos në Zvicër, kostot për avokat, ora e këshillimit qoftë personalisht apo përmes telefonit, mund të ju kushtojnë deri në qindra franga.
Po ashtu kostot e seancave gjyqësore, kompensimet e ndryshme e shumë kosto tjera, i mbulon sigurimi i mbrojtjes ligjore. Prandaj të gjithë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër u rekomandohet të kenë një sigurim të tillë, pasi që për një primë të vogël mujor, e sigurojnë veten dhe familjen ndaj kostove të papritura nga mosmarrëveshjet ligjore të papritura.
Sigurimi i pronës
Prona e juaj dhe gjërat tuaja me vlerë janë të siguruara në mënyrë të besueshme nga kompania “Swiss Home Finance AG”.
Ekziston një varg i sigurimeve të dobishme dhe të lira, me të cilat bëhet sigurimi i gjërave që i kemi për zemër, që kanë kushtuar, dhe pa të cilat do të ishte e vështirë jeta. Ndër to vlen të përmenden sigurimi i veturës, gjërave/orendive brenda shtëpisë dhe sigurimi i përgjegjësisë, po ashtu nëse jeni pronar i ndonjë ndërtese – edhe sigurimi i ndërtesës.
Fatkeqësitë, të mëdha apo të vogla, mund të ndodhin shpejt. Sigurimi i përgjegjësisë private ju mbron nga pasojat financiare nëse aksidentalisht ju personalisht apo ndonjë pjesëtar i familjes (sidomos fëmijët) i bën dëm të tjerëve. Ndryshimet në jetë ndodhin, dëshira në jetë për siguri, veçanërisht sigurisë financiare qëndron dhe të gjithë ne e ndjekim.

Në rast të vjedhjes, vandalizmit, ujit, zjarrit, stuhisë dhe breshrit, është e rëndësishme të bëni sigurimin e shtëpisë.
Në këto raste emergjence, është mirë të ruani qetësinë dhe t’i drejtoheni sigurimit për kompensim të dëmit, pra vlerës materiale financiare, me parakusht që të keni lidhur paraprakisht sigurimin adekuat.
“Swiss Home Finance AG” do të ju rekomandoj sigurimet e nevojshme, që ju të jetoni jetën lirshëm së bashku me familjen tuaj pa u brengosur se çka do të sjell e ardhmja.

Sigurimet speciale
Gjithashtu, në “Swiss Home Finance AG” ju mund të siguroni kafshët shtëpiake, udhëtimin, pikturat, skulpturat dhe gjërat tjera të vlefshme si ora, zinxhir, unaza etj.

Sigurime për kompani të vogla e të mesme
Pikërisht për nevojat e kompanisë suaj, ekzistojnë sigurime të veçanta që ju mbrojnë nga rreziqe financiare të papritura. Një prej tyre është shtylla e 2-të e sistemit shoqëror zviceran, që njihet si fond pensioni dhe ndihmon në sigurimin e standardit të jetesës pas pensionit.
Shtylla e dytë plotëson përfitimet themelore të pensioneve të jetesës nga shtylla e parë, AHV. Kompaninë e keni pronësi të vetme, GmbH apo AG? Kush kujdeset për lidhjen me BVG? Ku mund të jetë i lidhur BVG? Kush është i siguruar?
Në detin e të gjitha këtyre pyetjeve, përgjigjen e gjeni te “Swiss
Home Finance AG” me këshilla dhe mbështetje.

Nëse doni të investoni paratë tuaja ose të menaxhoni më mirë pasurinë tuaj, ne rekomandojmë një partner të cilit i besoni dhe vendimet e të cilit i kuptoni dhe i përkrahni. Në “Swiss Home Finance AG” punojnë të pavarur nga bankat dhe kompanitë e sigurimeve. Kjo kompani nuk shet produktet të tyre financiare dhe janë të përkushtuar vetëm për interesat e klientëve të tyre.
“Swiss Home Finance AG” ju ofron zgjidhjet më të mira për situatën tuaj jetësore, student, qift apo familje, te gjitha informatat mund t’i gjeni në ueb-faqen e tyre www.swiss-hf.ch
Në Rothrist kanë selinë kryesore, ndërsa në Cyrih dhe Montreux kanë agjencitë tjera të tyre.
