75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Burim

“Sy për sy”, Irani paralajmëron se do bombardojnë televizionin shtetëror të Izraelit

Një sy për një sy. Irani duket se do të hakmarret në të njëjtën mënyrë ndaj Izraelit për bombardimin e televizionit shtetëror disa ditë më parë, ku humbën jetën 3 punonjës dhe u plagosën disa të tjerë.

Mbrëmjen e së enjtes, Irani lëshoi paralajmërim për evakuimin e zyrave të lajmeve të Channel 14, të cilin e akuzon se është “kanali propagandistik i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu”.

IRIB tha se Irani do të synojë zyrat e televizionit në ditët në vijim, duke u bërë thirrje të gjithë punëtorëve t’i evakuojnë ato.

Të hënën, ushtria izraelite sulmoi kompleksin e studiove të kanalit shtetëror të lajmeve të Iranit, IRINN, duke e quajtur atë një “qendër komunikimi që po përdorej për qëllime ushtarake nga Forcat e Armatosura Iraniane”.