75 Mall Live Search
18:42 / E Hënë, 25 Janar 2021 / Blerim

Syla: Tubimet e ditëve të fundit, pa kurrfarë masash parandaluese janë shqetësuese

Shefi i Zyrës së OBSH-së në Bullgari, Skender Syla, duke folur rreth gjendjes aktuale të pandemisë, thotë se virusi korona është i pranishëm gjithandej, teksa tubimet e ditëve të fundit pa kurrfarë masash parandaluese janë shqetësuese.

Ai madje ka ironizuar me sloganet e partive politike, duke thënë se ” Jeta është më e vlefshme se çdo gjë tjetër”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Virusi Corona është i pranishëm gjithandej. Tubimet e ditëve të fundit (të atyre që duhet të jenë model) pa kurrfarë masash parandaluese janë shqetësuese. Ata që e kanë synim vetëm mbijetesën politike do gjejnë mënyra të mbijetesës edhe nëpërmjet mutacionit politik. Por për qytetarin e rëndomtë një infeksion eventual nga tubime të tilla mund të ketë pasoja madje edhe me përfundim fatal.

Forca. Krejt dhe Drejt përhapjes së pakontrolluar të Coronavirusit. Shteti. Shtet. Rimëkëmbja do jetë shumë e vështirë nëse kriza thellohet me apo pa vetëdije.

Jeta është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Shëndet për të gjithë!