Sylë Tahirsylaj: Temperaturat, do të shkojnë deri në -10 gradë C

Meteorologu Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur se reshjet e borës do të vazhdojnë në vendin tonë.
Ai ka bërë të ditur se borë do të reshë edhe sot e nesër, por edhe të hënën.
“Deri të hënën kemi mot jo stabil. Do të ketë reshje bore edhe sot e nesër në mesdite. Temperatura minimale do të jetë minus 10 gradë C. Nga e hëna sërish do të reshë bore, do të zgjasë 2-3 ditë, që është lajm i mirë për mbjelljet vjeshtore dhe për rritjen e ujërave”, ka thënë Tahirsylaj për T7
Ai ka thënë se temperaturat javën e ardhshme do të shkojnë deri në minus 8 gradë C.