75 Mall Live Search
13:12 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Sylejman Selimi kthehet nga QKUK-ja në burg

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, pas 12 ditësh qëndrimi në QKUK, sot është kthyer në burg.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Po është rikthyer në burg”, ka thënë shkurt Thaçi për Indeksonline.

Për 12 ditë, Sylejman Selimi qëndroi në Klinikën Otorinolaringologjisë (ORL), për shkak të disa probleme shëndetësore me veshin e brendshëm.

Sipas mjekëve që po e trajtonin ai kishte marramendje, vjellje dhe mosfokusim të mirë në qëndrim.

Ndërsa, sot, ai është rikthyer në burg./Indeksonline/

https://indeksonline.net/ish-komandanti-sylejman-selimi-po-mjekohet-ne-kliniken-e-orl-se/

https://indeksonline.net/sylejman-selimi-ende-ne-qkuk-doktori-flet-per-gjendjen-e-tij/