75 Mall Live Search
14:49 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / H F

Sylejman Selimi pyetet në Speciale për një sulm të përbashkët me Adem Jasharin në një stacion policor serb

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën e Drenicës, Sylejman Selimi, po jep dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

Selimi është pyetur nga prokurori i rastit lidhur me një sulm në një stacion policor serb më 1997-ën.

Ai ka thënë se mesazhi i këtij sulmi ishte që të konfirmohej ekzistenca e UÇK-së.

Sylejman Selimi konfirmoi se bënte pjesë në grupin e Adem Jasharit.