75 Mall Live Search
15:54 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sylejman Selimi s’do të jetë më këshilltar i Haradinajt

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Sylejman Selimi ka hequr dorë nga pozita e tij, përcjellë Indeksonline.

Ai për t’u liruar nga detyra i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj, kërkesë kjo e miratuar nga ky i fundit.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri Ramush Haradinaj.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Indeksonline/