75 Mall Live Search
14:24 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sylejman Selimi u intervistua nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit

Komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, është marrë në pyetje sot nga Gjykata Speciale dhe avokati i tij ka bërë të ditur se ai është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

“Ka qenë i ftuar që të jap dëshminë e tij dhe sot e ka dhënë dëshminë e tij rreth orës 9:00 në zyret e EULEX-it. Nuk ka qenë kurrë kërkesa për ta intervistuar në Hagë, prokurori përgjegjës ka qenë këtu në kohën e intervistimit. Është intervistuar si i dyshuar”, ka theksuar Gashi.

Sipas tij, marrja në pyetje e secilit që është i dyshimtë konsiderohet konfidenciale dhe do ti thyente ligjet.

“Unë nuk mund të them për cilat raste është pyetur. Ka qenë marrje në pyetje e përgjithshme dhe përgjigjet kanë qenë të tilla. Nuk ka kurrfarë arsye juridike që të ngritët aktakuzë ndaj tij”, tha avokati Gashi.