23:35 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sylvester Stallone akuzohet se ka sulmuar seksualisht një 16 vjeçare! Viktima thotë se e ka detyruar të kryej 3-she

Sylvester Stallone ka mohuar akuzën se ai me forcë ka sulmuar seksualisht një vajzë 16 vjeçare në vitin 1986, ndërsa ishte në Las Vegas. Kërkesa bazohet në një raport të policisë në të cilin viktima e supozuar tha se Stallone, e cili ishte 40 vjeç në atë kohë, e ftoi atë në dhomën e tij në Las Vegas Hilton.

Ajo pretendon se kishte marrëdhënie seksuale me të, dhe pastaj Stanollone e kishte pyetur nëse ajo do të kishte marrëdhënie seksuale me 2 burra në të njëjtën kohë, shkruan Indeksonline.

Sipas raportit të policisë, të publikuar nga Daily Mail, vajza pretendoi se truproja e Stallone doli nga banjo dhe ajo u detyrua të kryente seks oral me të dy.  Ajo pretendon se Stallone kërcënoi se do t’ia “godiste kokën” në qoftë se ajo do të tregoi.

Zëdhënësja e Stallone, Michelle Bega, ka thënë për TMZ se … “Kjo është një histori qesharake dhe kategorikisht e rreme, asnjëri nuk ishte në dijeni të kësaj historie deri sa u botua sot, përfshirë Z. Stallone./Indeksonline/