75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / G T

Sylvinho ende në formë, u tregon lojtarëve “kuqezi” se si luhet me topin

Kombëtarja e Shqipërisë po përgatitet për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë gjatë këtij muaji.

Sylvinho është duke e përgatitur mirë ekipin e tij për këto dy përballje tejet interesate, ndaj Kilit (22 mars) dhe ndaj Suedisë (25 mars), shkruan Indeksonline

Videot e fundit tregojnë se ish-lojtari i Barcelonës tani trajner i fanellës “kuqezi” po shfrytëzon këto stërvitje edhe për ta mbajtur formën e tij.

Sylvinho luan së bashku me lojtarët e tij dhe tregohet i pagabueshëm në stërvitje.

Kujtojmë që fal brazilianit, Shqipëria do të luaj këtë vit në Euro 2024, që mbahet në Gjermani./Indeksonline/