75 Mall Live Search
11:40 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / G T

Sylvinho hip mbi skele, shikon stërvitjen e Shqipërisë para ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë të shtunën nis aventurën në Euro-n 2024, ku si kundërshtar do ta ketë Italinë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një foto të trajnerit, Sylvinho i cili ka hipur mbi skele për ta përcjellë stërvitjen e sotshme, shkruan Indeksonline

“Nuk qenka edhe aq e lehtë puna e trajnerit”, ka shkruar faqja zyrtare e FSHF-së.

Ndeshja e parë e “kuqezinjëve” do të zhvillohet në stadiumin “Iduna Park” të shtunën në mbrëmje nga ora 21:00./Indeksonline/