00:08 / E Diele, 16 Qershor 2024 / G T

Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por i zhgënjyer me rezultatin

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur 2 me 1 ndeshjen e parë në Euro 2024 kundër Italisë. Gjithçka u vendos me golat në pjesën e parë.

Pas ndeshjes foli trajneri Sylvinho, i cili nuk e fshehu pengun për rezultatin. 

“I zhgënjyer për rezultatin, i kënaqur për paraqitjen e Kombëtares. Nuk bëm mirë 25 minutat e para, ishin të vështira për ne. Deri në moment të fundit ishim aty në lojë për barazimin.

Kjo mund të ndodhë çdo skuadre, sidomos kur luan me ekipe të nivelit të tillë, mund të jenë të gjitha, qoftë ngarkesa emocionale apo të gjitha.

Fillimisht dua të falenderoj të gjithë shqiptarët që ishin këtu, kishte shumë. Nuk do të harrojmë që kemi bërë rrugëtim fantastik me sakrifica për të arritur këtu. Punojmë 12 orë në ditë për të gjithë, për të fituar. Sigurisht i kam thënë futbollistëve të shijojnë në maksimum për të luajtur në finalet e një Europiani”, u shpreh Sylvinho.