75 Mall Live Search
15:47 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / L A

Sylvinho së bashku me stafin e tij vazhdon kontratën me Shqipërinë deri në korrik

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho do të vazhdojë qëndrimin e tij.

Ai së bashku me stafin e tij, Pablo Zabaletan dhe Dorival kanë vazhduar kontratat deri në korrik 2026, me synim objektivin madhor kualifikimin e Shqipërisë në fazën e grupeve të Botërorit.

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta.

Kujtojmë se Kombëtarja Shqiptare, e luan ndeshjen jetike ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë./IndeksOnline/