75 Mall Live Search
11:17 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / Gj. Sh

Sylvinho shpjegon pse nuk u ftua Daku e Muja për ndeshjet e muajit mars

Trajneri i kombëtares, Sylvinho foli në konferencë për shtyp para grumbullimit të ekipit për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, respektivisht më datë 22 dhe 25 mars. Tekniku i kuqezinjve shpjegoi me më shumë detaje emrat në listën e të grumbulluarve.

Muja dhe Daku jashtë, dhe grumbullimi për Arbër Hoxhën? “Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua. Muja, Daku dhe Gjasula janë të rëndësishëm, i kemi në konsideratë, por unë nuk mund të grumbulloj 30 lojtarë.

Duhet të shohim edhe lojtarë që vijnë për herë herë të parë me mua si Manaj, për Brojën është hera e dytë. Hoxhën e ndiqnim për tre muaj, luan në të majtë. Duhet të ndjekim lojtarët. Nuk ishte e lehtë. Hoxhën e vëzhgonim prej tre muajsh. Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua.