21:15 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Syneti masive në Skenderaj (Video)

Në Skenderaj sot u organizua një syneti masive humanitare. Operacionin e rrethprerjes falas për më shumë se 100 fëmijë e mundësoi një komunë nga Turqia.

Ky shërbim mjekësor që në sektorin privat kushton 50 euro, ndërsa në atë publik falas, u mundësua nga komuna e Bursës, e cila i siguroi veshjet simbolike si dhe mjekët.

Prindërit e mirëpritën ndihmën e qytetit turk.