16:28 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Synimet e futbollistëve të Superligës

Natyrisht që me punën që e bëjnë futbollistët dëshirojnë të arrijnë suksese të caktuara.
Mirëpo se cilat janë qëllimet e futbollistëve që luajnë në Superligën e Kosovës, kanë treguar vetë futbollistët për IndeksOnline.


Të përmisohen më shumë, të dalin në arenën ndërkombëtare, të luajnë në ndonjë ekip ndërkombëtar, të luajnë për Kombëtaren e Kosovës, të vazhdojnë me performanca të mira, këto janë vetëm disa nga dëshirat e futbollistëve që luajnë në klubet kosovare.


Por qëllimet janë ato që i shtyjnë drejt suksesit dhe jo pak futbollistë kanë arritur që nga Kosova të deportojnë edhe në tregun ndërkombëtar, andaj edhe synimet e këtyre futbollistëve janë shembuj për të gjithë.

Këto janë intervistat të cilat futbollistët e Superligës kanë dhënë për IndeksOnline:

Ardian Limani (FC Drita)
“Vitin që po vjen, ashtu si çdo herë tjetër mendoj që duhet t’ia vë kusht vetës që të përmirsohem në çdo aspekt. Pra, të jem më i mirë se këtë vit që po e lëmë pas. Synimet që i kam realizuar në njëfar mënyre janë rezultatet me klubin, sepse që nga fillimi kemi dashur të jemi në zonën e nxehtë që të luftojmë për titullin kampion! Ndërsa, pres që vitin tjetër të shpërthej si individualisht ashtu edhe me skuadrën. Të paktën duhet të dalim në arenën ndërkombëtare!”

Florjan Smakiqi (KF Feronikeli)

“Ndoshta disa aspekte që më bëjnë portier më të mirë. Synimet e mija janë që të luaj në ndonjë ekip të madh jashtë Kosove”.

Lapidar Lladrovci (KF Feronikeli)

“Për vitin e ardhshem shpresoj që të debutoj me fanellën e Kombëtares dhe ta përmbush një ëndërr të kahmotshme. Për mua nuk ka më krenari, nder e privilegj se ta përfaqesoj vendin tim. Sa i përket klubit besoj shumë qe do të arrijmë prapë një vend që na dërgon në kupat e Europes, e pastaj të paraqitemi edhe më mirë se vitin paraprak, pasi tash kemi fituar edhe përvojen e nevojshme që të arrijmë edhe më lartë”.

Kenan Haxhihamza (SC Gjilani)

“Besoj se dita ditës vetëm se jam duke mësuar më shumë pastaj përmirsimet do shifen në fund n’bazē të rezultateve. Synimi që e kam arritë është që t’jem titullar te Gjilani si dhe të tregoj vlera në Superligen e Kosoves. Sa i perket synimeve për vitin e radhës nuk i vë vetes limite mbetet për të punuar dhe pse jo një ditë të kap Përfaqsuesen e Kosovës”.

Arbër Potoku (FC Ballkani)

“Në punën që e bëjm gjithmon ka vend për përmirsime dhe sigurisht edhe un mendoj që të përmirsohem aty ku kam nevoj dhe të jem në nivel të lart me përformancat e mija. Synimet e mija për këtë vit i kam realizuar dhe ndihem mirë kur klubit, familjes , futbolldashësve ju jap emocione të mira me suksesin tim , ndërsa në vitin e ardhshëm dëshiroj të kem shëndet së pari pastaj të vazhdoj me performanca të mira. Në fund dua t’i falenderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur”.

Mërgim Pefqeli (KF Llapi)

“Qëllimet e mija janë shëndeti dhe qëllimet që i kemi si grup dhe si klub në krye me familjen Batatina. Shpresoj të përmisohemi në pjesën e mbetur të kampionatit dhe t’i realizojm ëndrrat e qytetarëve dhe dashamirëve nga Llapi. I falenderoj të gjithë ata të cilët na përkrahin dhe na mbështesin pa kursyer” .

Ylber Kastrati (SC Gjilani)

“Çdo ekip gjatë ecuris me kalimin e kohës përmisohet dhe i vëren mangësit besoj që kryesia me shtabin teknik në këtë drejtim do të marrin intervenimet e nevojshme aty ku ata e shohin të arsyeshme. Synimet e vitit të ardhshëm janë ekipore sukseset e ekipes së SC Gjilanit që detyrimisht sjell edhe suksese personale me këtë pastaj do të bënim të lumtur edhe ‘Skifterat’ dhe sponzorin tonë, vërtetë e meritojnë një sukses të tillë”.

Visar Berisha (FC Ballkani)

“Nuk dua asgjë më shumë në vitin e ardhshëm vetëm të jetë një ecuri e mirë ashtu edhe siç ishte edhe në fund të marrim atë që e meritojm. Pas gjitha këtyre sukseseve që ishin po përmbyllet një vit i mirë do të thoja po të ishte edhe një ftesë nga përzgjedhesit e kombëtares sonë ndonëse do të ishte me meritë”.

Mentor Zhdrella (KF Llapi)


“Kam fituar çdo gjë që fitohet në futbollin e Kosovës, me mund dhe me djersë. Unë jam në kontratë me Llapin deri në Qershor, në përfundim të kampionatit. Besoj se jemi një grup shumë i mir, aty ku jemi do mundohemi ta japim maksimumin.
Gjatë karrierës sime më ka ndihmu së pari familja ime, më konkretisht babai im, pastaj gjithë trajnerët që kanë punuar me mua gjatë karrierës”.

/Indeksonline/.