10:49 / E Enjte, 06 Maj 2021 / AR

Synimi i radhës nga Pfizer, vaksina kundër Covid-19 për 2-11 vjeçarët

Pfizer planifikon të bëj autorizimin emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të vazhduar provat klinike për fëmijët e moshës 6 muajshe.

Presidenti Joe Biden kërkon që ShBA të arrijnë imunitetin deri me 4 korrik, kompanitë farmaceutike të zhvillojnë vaksina COVID për grupmoshat më të reja, transmeton Indeksonline.

Pfizer planifikon që këtë vaksinë ta përdorin fëmijët e moshës 2 deri 11 vjeç deri në muajin shtator.

Lajmi vjen pasi Pfizer dhe Moderna po vazhdojnë provat e tyre tek fëmijët 6 muajshe.

“Së bashku me partnerin tonë BioNTech, ne kemi bërë kërkesën pasi fëmijët duhet të jenë ata të cilët duhet të vaksinohen sa më parë. Kjo vaksinë Pfizer-BioNTech COVID-19 bën që të jenë më të fortë kundër COVID-19”.

Kërkohet që fëmijët prej 6 muaj deri në 11 vjeç të vaksinohen tha zëdhënësi i Pfizer për PEOPLE.

“Ne jemi krenarë që fillojmë këtë studim të nevojshëm për fëmijët dhe familjet që presin me padurim një mundësi për t’u vaksinuar” shtuan ata.

“Ne parashikojmë që rezultatet nga ky studim të jenë në dispozicion në gjysmën e dytë të vitit 2021”.

Vaksina Pfizer-BioNTech ishte e para në ShBA që mori autorizim në dhjetor.

Presidenti Biden kohët e fundit ka ri fokusuar përpjekjet për vaksinim midis grupeve të tjera pasi ai synon që 70% e të rriturve të marrin të paktën një dozë të vaksinës deri në ditën e Pavarësisë./Indeksonline/