75 Mall Live Search
09:41 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / G T

Synon botërorin në ski, Lara Gut-Behrami: Më ka ndihmuar bashkëshorti

Lara Gut-Behrami, nusja e Kosovës është në formë fantastike dhe po synon titullin botëror në Crans-Montana.

Gruaja e futbollistit shqiptar, Valon Behrami aktualisht po dominon Botërorin e Skive. Ajo fitoi dy garat e fudnit dhe mori kryesimin në Kupën e Botës të përgjithshme, shkruan Indeksonline

32-vjeçarja gjatë një interviste për 20min e largoi presionin nga vetja duke thënë se s’po mendon për Kupën e Botës.

Lara Gut-Behrami në bisedë me 20 minuta.

“Ëndërrimi sigurisht që lejohet. Të gjithë ëndërrojnë. Sezoni është ende i jashtëzakonshëm, i gjatë”, u shpreh fillimisht skiatorja zvicërane

Lara-Gut Behrami tregoi se Valoni, bashkëshorti i tij i ndihmoi shumë kur ajo kishte lëndime dhe dështime gjatë karrierës së saj.

“Jam e vetëdijshme se sa shpejt mund të lëndohesh. Në fillim nuk e dija se çfarë do të thotë të mos ecësh në mbytje. Bashkëshorti më ndihmoi shumë në këtë proces”, vazhdoi tutje ajo

Kujtojmë që gjatë karrierës së saj, Lara Gut-Behrami fitoi dy medalje të arta të Kupës së Botës dhe një medalje të artë olimpike./Indeksonline/