10:02 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

“Syri i popullit”, me kaq vjet dënohet Avni Llumnica

Momentalisht është duke u mbajtur seanca për “Syrin e popullit”.

IndeksOnline mëson se Avni Llumnica është shpallur fajtor, i cili është dënuar me 12 vjet burgim.

Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës./IndeksOnline/