“Sytë ja shpofsha”, kërcënohet Bali Muharremaj
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë me ndjekësit e tij një rast të rëndë kërcënimi.
I shqetësuar, Muharremaj pohon se është kërcënuar me shprehjet “Sytë ja shpofsha”, teksa ka postuar fotografitë ku ai është krahasuar me liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shkruan IndeksOnline.
“Nuk kemi nevojë ta urrejmë askënd, sepse vota në demokraci e përcakton fituesin” deklaroi mes të tjerash ai.
Ky është postimi i plotë i tij:
Mirëmbrëma të dashur qytetarë,
Fyerjet e tilla nuk na qojnë askund.
Madje as llojet e kërcënimeve si “Syt ja Shpofsha” nuk e krijojnë një situatë të mirë.
Andaj ju ftoj për qetësi dhe vetpërmbajtje.
Nuk kemi nevojë ta urrejmë askënd, sepse vota në demokraci e përcakton fituesin.
Suhareka është model i kulturës dhe tolerancës andaj mos bini në asnjë provokim.
Natyrisht kërkoj nga organet e rendit ta hetojnë rastin.


