75 Mall Live Search
08:34 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sytë në Madrid sonte, Zidane me ekip të përgjysmuar e do fitoren e radhës

Sonte nga ora 22:00, Real Madridi, do të jetë nikoqir i Deportivo Alves në javën e 35-të të La Ligas.

Klubi nga Madridi është një pikë përpara Barcelonës, por një fitore sonte do ta çonte diferencën në katër pikë, transmeton Indeksonline.

Zidane sonte do të jetë kundër Alavesit me mungesa të mëdha në mbrojtje.

Fillimisht heroi i këtij sezoni, Sergio Ramosi, nuk do të luajë pasi është i suspenduar. Për shkak të kartonëve do të mungojë edhe Dani Carvajali.

Marcelo ka një lëndim të lehtë, por që do ta lërë jashtë fushës sonte. Po ashtu Hazardi mund ta fillojë ndeshjen nga banka rezervë pasi kishte një lëndim. /Indeksonline/