13:55 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Syzet e dizajneres kosovare, prezantohen nga aktorja e famshme

Dizajnuesja nga Kosova, Laura Imami e cila jeton dhe vepron në Londër, po vazhdon të ngjes shkallët e suksesit në fushën të cilën ka zgjedhur, dizajnimin e syzeve.

Madje syzet me firmën e saj, jo pak personalitete të famshme i kanë blerë.

Kësaj radhe modelin e ri që ajo ka sjellë e ka prezantuar përmes aktores së famshme amerikane Carmen Dell’Orefice.

Laura madje ka bashkëpunuar për këtë koleksion me fotografin kosovar, Fadil Berishën./Indeksonline/