75 Mall Live Search
11:16 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Syzet e Snapchat po përdoren në sallat e operimit (Foto)

Teknologjia tanimë po ndihmon edhe mjeksinë në shumë faza. Syzet e Snapchat janë një nga pajisjet që së fundi po përdoren nga mjekët. Shafi Ahmad, një mjek specialist ka thënë se shumë mjekë janë duke përdorur syzet digjitale të SnapChat.

“Lentet e vogla të ndërtuara në kornizën e zezë plastike kapin imazhe me rezolucion të lartë. Kështu mjekëve iu kam sygjeruar që të përdorin në dhomat e operimit. Kirurgët kolorektal në Britani janë të parët që kanë fillaur këtë praktikë, dhe ka patur rezultate. Operacioni i hernisë është një nga ata që mund të asistohet nga këto syze” ka sqaruar mjeku Ahmad./Indeksonline/