19:30 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Szczesny afër rinovimit të kontratës me Juventusin

Portieri i Juventusit Wojciech Szczesny është afët rinovimit të kontratës së tij me Juventusin.

Marrëveshja aktuale e portierit pritet të skadojë në vitin 2021 mirëpo pritet që kontrata e tij të zgjatet deri në vitin 2024.

Po ashtu raportohet se me kontraten e re portieri do të përfitojë rritje të pagës nga 2.5 milionë euro do t’i marrë 4.5 milionë euro në një sezon.

Szczesny është pjesë e Juventusit që nga viti 2017 kur iu bashkua atyre nga Arsenali me shumën prej 14 milionë euro, që nga atëherë ai është paraqitur në 51 ndeshje për Juventusin./Indeksonline/.